9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUniversiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan...

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, bashkë me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, prodekanen për Arsim të po të njëjtit Fakultet, Prof. Dr. Nexhibe Nuhii dhe udhëheqësen e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri, realizuan takim pune me u.d. drejtorin e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), Mr. Farm. Spec. Lirim Shabani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Mr. Farm. Marija Trajçuleski, Mr. Farm. Jehona Aliu – Shaqiri dhe Mr. Farm. MBA. Eleonora Pandova.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i falënderoi përfaqësuesit e MALMED për këtë vizitë duke u shprehur se qëllimi i Universitetit tonë është që të kemi kuadro të përgatitur për tregun e punës, sidomos në sferën e mjekësisë. Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED) Mr. Farm. Spec. Lirim Shabani theksoi se ky bashkëpunim midis dy institucioneve do të mundësojë realizimin e kërkesave të studentëve, por edhe do të shfrytëzohet potenciali dhe eksperienca e profesorëve që ligjërojnë në Universitetin e Tetovës.
Ky bashkëpunim do të realizohet në fusha të ndryshme të punës, ndërsa vëmendje e veçantë do t’u kushtohet: punës në projekte zhvillimore – hulumtuese të realizuara përmes bashkëpunimit të ekipeve të ekspertëve dhe profesionistëve të përcaktuar nga palët nënshkruese dhe përgatitjes së punimeve të magjistraturës dhe të doktoratës nga studentët e Universitetit, në funksion të projekteve me interes të përbashkët.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi janë paraparë edhe aktivitetet konsultative dhe shërbimet e ekspertëve; veprimtaritë edukative, të realizuara përmes pjesëmarrjes së përbashkët në seminare dhe punëtoritë e organizuara në nivel të nënshkruesve të memorandumit, ose në nivel të zgjeruar me subjekte të tjera nga dhe jashtë Republikës, fushëveprimi i të cilave është në interes të nënshkruesve; informimi i ndërsjellë për ngjarjet me interes për nënshkruesit (ligjërata, seminare, mbrojtje të punimeve të magjistraturës dhe të doktoratës në fushën e shkencave farmaceutike) të organizuara nga ana e tyre; shkëmbimi i informacioneve për anëtarësimin në shoqatat profesionale vendase dhe ndërkombëtare; pjesëmarrja, koordinimi dhe veprimi i përbashkët në punën e tyre dhe në veprimtaritë që synojnë shënimin e festimeve të ndryshme, përvjetorëve, jubileve dhe të ngjashme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments