Mbi 120 000 fëmijë në vendin tonë jetojnë në varfëri, njofton UNICEF, duke ju referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare kushtuar zhdukjes së varfërisë, UNICEF kërkon nga shteti rritjen e përfshirjes së ndihmës financiare për fëmijët. UNICEF shpreh shqetësimin se shkalla e varfërisë tek fëmijët është rritur në 32.8%.
UNICEF
“Shkalla e varfërisë tek fëmijët është për 50% më e lartë se sa tek popullsia e rritur dhe është zmadhuar nga 28% në vitin 2015 në 32.8% në vitin 2021, duke treguar se fëmijët po lihen jashtë zhvillimit ekonomik të vendit. Situata shkakton shqetësim, duke konsideruar se fëmijët janë më të cënueshëm ndaj efekteve të varfërisë”.