9.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaUNHCR: Mbi dy milionë refugjatë ukrainas në vetëm 12 ditë

UNHCR: Mbi dy milionë refugjatë ukrainas në vetëm 12 ditë

Numri i qytetarëve ukrainas që ikën nga lufta sot ka kaluar dy milionë, në ditën e 12-të që nga fillimi i pushtimit rus, sipas të dhënave më të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

UNHCR ka regjistruar në faqen e saj sot në mesditë saktësisht 2,011,312 refugjatë, që është 276 mijë më shumë, sipas raportit të djeshëm.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi ka thënë se numri prej dy milionë refugjatësh ukrainas nga pushtimi rus pritet të tejkalohet sot ose nesër.

UNHCR pret që fluksi i refugjatëve të rritet, veçanërisht nëse korridoret humanitare hapen vërtet për të lejuar civilët të largohen nga qytetet e mëdha të rrethuara.

Pas disa përpjekjeve të dështuara, Rusia premtoi të hapë korridoret humanitare sot për të lejuar mijëra civilë të largohen nga disa qytete të Ukrainës.

Grandi tha se ky ishte “eksodi” që është më i shpejti në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët përfundoi një vizitë në Rumani, Moldavi dhe Poloni, tre vende në kufi me Ukrainën që kanë pranuar numrin më të madh të refugjatëve. Grandi mirëpriti pranimin e tyre “të jashtëzakonshëm” të refugjatëve. Sipas Grandit, katër milionë njerëz mund të largohen nga vendi.

Polonia ka pranuar më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të refugjatëve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Gjithsej 1,204,403 persona, sipas UNHCR.

Grandi kujtoi se “luftërat në Ballkan, në BeH dhe Kosovë” shkaktuan edhe një numër të madh të refugjatëve. “Rreth dy ose tre milionë, por në një periudhë prej tetë vjetësh”, tha ai, duke shtuar se dy milionë refugjatë ukrainas ishin larguar nga vendi në një periudhë shumë më të shkurtër që nga 24 shkurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments