29.5 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
BallinaLajmeBota“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të...

“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

Administrata amerikane nuk ka ndërmend të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, deklaroi Presidenti Donald Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Sipas gazetës britanike The Financial Times, Kievi i ka kërkuar Uashingtonit raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por administrata Trump ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkak të shqetësimeve në lidhje me përdorimin e tyre të pamatur.

FT vuri në dukje gjithashtu se administrata e mëparshme e Biden kishte ngritur shqetësime të ngjashme në lidhje me përdorimin e raketave lundruese kundër objektivave në tokën ruse, duke rrezikuar potencialisht një zgjerim të konfliktit.“Nuk jam në anën e askujt. Dua që vrasjet të ndalen. Kjo është ana në të cilën jam”, tha këtë të martë Presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet nëse mbante anën e Ukrainës.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments