3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUlja e rrogave në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, Sindikata kërcënon me grevë

Ulja e rrogave në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, Sindikata kërcënon me grevë

Anëtarët e sindikatës para Fondit të sigurimit shëndetësor kërkuan mos t’u ulen pagat për 21%. Ata po presin rezultatin e vazhdimit të seancës së Bordit Drejtues, i cili duhet të vendos për këtë çështje. Kjo seancë ka filluar më 4 Janar.

“Nga 9 janari, me rekomandim të Qeverisë, siç është paraparë, kërkohet një ulje prej 21 për qind. Edhe pse Qeveria e rekomandon si korrigjim sipas buxhetit të miratuar, sipas kalkulimeve të shërbimeve të ekspertëve, kjo do të thotë që të gjithë punëtorëve t’u zvogëlohen pagat për 21 për qind”, theksoi Branko Axhigogov, kryetar i organizatës sindikale FSSh.

Kryetari i AOGJSH Tërpe Deanoski thekson se Qeveria nuk ka kompetenca të kërkojë uljen e pagave nga fondi i sigurimit shëndetësorë, pasi është institucion i pavarur.

Përndryshe nëse Bordi Drejtues i FSSH merr vendim për uljen e pagave të punonjësve, ata do të hyjnë në grevë, dhe në sportele do të punojë vetëm një person i cili do të pranojë dokumentacion dhe nuk do të ketë kapitacion për mjekët amë si dhe shërbime të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments