12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeUlja e përqindjes së shqiptarëve në administratë,deputeti i BDI-së Arbër Ademi: Po...

Ulja e përqindjes së shqiptarëve në administratë,deputeti i BDI-së Arbër Ademi: Po demontohen të arriturat prej vitit 2001 e këndej

Pas vendimit të sotëm të Ministrisë së Administratës për uljen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratë, ka reaguar Arbër Ademi nga Fronti Europian, duke shkruar në Facebook se po çmontohen të gjitha të arriturat, përcjell TV21.

“Sa pa dinjitet, sa pa kurriz! Prej fillimi e kemi thënë, kjo Qeveri monoetnike e pa legjitimitet ndëretnik ka për qëllim demontimin e të gjitha të arriturave prej vitit 2001 e këndej, kuptohet duke shfrytëzuar si instrument listën e dytë të VMRO-s, ekipin B të saj-ВРЕДИ! Kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori!”, ka shkruar Ademi./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments