Avionët rusë bombarduan një institut në qytetin ukrainas të Kharkovit që strehonte një reaktor bërthamor eksperimental dhe një zjarr shpërtheu në një bujtinë aty pranë, tha të enjten një zyrtar i lartë ukrainas.
Një këshilltar i ministrit të Brendshëm Anton Gerashchenko shkroi në internet se Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë ka “burime rrezatimi të përdorura për qëllime shkencore”.
Agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine raportoi se zjarrfikësit po shuanin zjarrin që shpërtheu në ndërtesën pesëkatëshe ku ndodhet bujtina.
Faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës raportoi më parë se luftimet pranë institutit vazhdojnë.
Forcat ruse kapën termocentralin bërthamor të Zaporozhye javën e kaluar.