Me nënshkrimin e kontratës, ju pranoni statusin e rekrutuar, të cilit (nga 18 deri në 60 vjeç) i ndalohet të largohet nga vendi.Me sa duket, të huajt që shkojnë në fushën e betejës ukrainase përballen me një problem shtesë, përveç rusëve që synojnë t’i eliminojnë. Përkatësisht, autoritetet ukrainase kërkojnë që ata të nënshkruajnë një marrëveshje që i detyron ata të kenë status de facto profesional në forcat e armatosura atje, që do të thotë se ata nuk do të mund të largohen nga Ukraina për sa kohë që lufta vazhdon. Për shkak të rregullit të përmendur – sipas raporteve të publikuara nga revista Guardian 1843 dhe Daily Mail – shumë vullnetarë po heqin dorë nga bashkimi me njësinë ndërkombëtare të formuar nga Ukraina.