7.1 C
Tetovo
E enjte, 30 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaUkrainasit në ofensivë për të çliruar Khersonin, pritet sulm final së shpejti

Ukrainasit në ofensivë për të çliruar Khersonin, pritet sulm final së shpejti

Kundërsulmet ukrainase po vazhdojnë në qarkun e Kherson, qytetin e pushtuar nga Rusia. Përflitet se trupat ukrainase do të tentojnë një sulm të shkallës së gjerë ndaj vet qytetit Kherson në javët e ardhshme, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë fundjavës ukrainasit kanë sulmuar në qarkun Kherson dhe raportohet të ketë pasur luftime të ashpra që kanë ngulitur në vend trupat ruse, duke e kërcënuar vet kontrollin e portit të pushtuar ukrainas.

Rusët kanë përqendruar sulmet ajrore, të artilerisë dhe predhave në qarkun e Kharkiv duke i mbajtur në vend forcat ukrainase. Rusët janë duke lëvizur përtej Izium në përpjekje të rrethimit të forcave në lindje përreth Mariupol.

Me 7 prill shtabi ukrainas kishte njoftuar se 5 grupe betejash ruse janë të pozicionuar në rajonin përreth Kharkiv që kanë lidhur forcat ukrainase duke iu mohuar mundësinë e kundërsulmit në drejtimin e Severodonetsk-Donetsk.

Sipas raporteve ukrainasit kanë humbur aftësinë që të mbajnë mbrojtje të ndërlidhur të Mariupolit të rrethuar, që do të thotë se forcat e tyre tani janë të izoluara në gjepa të rezistencës pa mbështetje. Përflitet se forcat ruse do të shënjestrojnë këto gjepa para një sulmi final

Ndërsa rusët dyshohet se po përqendrojnë forcat e tyre për sulmin, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se po përgatitet për “betejën përfundimtare” në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

 Luftimet janë të përqendruara në zonën e gjerë industriale të grupit të çelikut Azovstal dhe në port, sipas Eduard Bassurin, përfaqësues i forcave separatiste të Donetsk.

 Për të marrë nën kontroll qytetin, Moska vendosi gjithashtu milicitë e liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments