Fillimi i një sulmi ushtarak nga Rusia në Ukrainë të enjten ka çuar në kaos total këtë vend. Pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi zyrtarisht operacionin, forcat ruse hodhën raketa në disa qytete në Ukrainë dhe gjithashtu zbarkuan trupa në bregun jugor të vendit.
Agjencia e lajmeve AFP raportoi se forcat tokësore ruse kanë kaluar në Ukrainë. Ndërkohë, Ukraina ka thënë se rreth 50 pushtues rusë janë vrarë.
Deklarata vjen pasi fillimisht u njoftua për shtatë të vrarë ukrainas dhe 11 të zhdukur, transmeton rtv21.tv.
Më herët gjatë ditës, pesë avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan nga Ukraina në Luhansk. Pak çaste më vonë, Rusia konfirmoi marrjen e infrastrukturës ushtarake në bazat ajrore të Ukrainës dhe “shtypi” mbrojtjen e saj ajrore.
Rusia po përballet me dënimin global nga fuqitë perëndimore për veprimet e saj në Ukrainë me Bashkimin Evropian që zotohet të mbajë Moskën përgjegjëse për operacionin ushtarak./21Media