Sot 99 vjeç, Henry Kissinger mbetet ende njëfarë orakulli në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ish-sekretari amerikan i Shtetit ka këshilluar të gjithë ata që janë ulur në tryezën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë që nga Kennedy e këtej.
Një nga shkrimet e tij mbi Ukrainën, edhe pse i përket vitit 2014, është sërish aktual.
Shkrimi i botuar në Washington Post përqendrohet te efektet e revolucionit që shpërtheu midis 2013 dhe 2014 pasi Presidenti Janukoviç refuzoi të nënshkruante një marrëveshje asociimi me BE-në, duke nënshkruar një tjetër me Rusinë, çka e detyroi përfundimisht të largohej për shkak të reagimit popullor.
Në mënyrë të përmbledhur, Kissinger shihte si zgjidhje:
1. Po për një Ukrainë të lidhur me Evropën
2. Jo Ukrainë në NATO