Ukraina ka bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar se mund të sulmohet sonte nga Bjellorusia. Madje ka fiksuar edhe orën 21:00 si moment të nisjes së sulmit.
“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të nisin pushtimin në 11 mars, ora 21:00. Ky sulm do të jetë përgjigjja e Minskut ndaj një sulmi të supozuar ajror të nisur nga vendi ynë ndaj një fshati bjellorus, sulm ky i planifikuar nga Rusia”, thotë Qendra Ukrainase për Sigurinë.
Menjëherë pas kësaj, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes e ka përgënjeshtruar sulmin ndaj Ukrainës me një komunikatë zyrtare.