Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë pret që në vitin e ri akademik të do të regjistrohen 1300 studentë. Sot ua shpalosën maturantëve ofertën studimore për vitin akademik 2022/23. Dekani i fakultetit të gjuhëve dhe komunikimit, Demush Bajrami, thotë se UEJL është universitet i parë që ka filluar të ndjekë trendët e universiteteve më të mira në Amerikë dhe Bashkimin Evropian, duke u bërë lider në fushën e arsimit të lartë.
Në fushën e atyre programeve studimore, e atyre fakulteteve që janë sot, përkrah të gjitha universiteteve të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, të pranuara dhe të kërkuara në tregun e punës. Sot, tregu i punës është i pamëshirshëm, kërkon njerëz me dije, kërkon njerëz që do të jenë në përputhje me kërkesat e tregut. Kjo është ajo që ne ofrojmë për maturantët që ata të kenë mundësinë e tyre për të zgjedhur. Për të marrë atë më të mirën që ofron ky universitet, me dy kampuse, atë në Tetovë dhe Shkup”- deklaroi Demush Bajrami, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve dhe Komunikimit.Këtë vit për herë të parë në këtë universitet do të hapet fakulteti i shkencave shëndetësore, që do të jetë me kushte moderne dhe metoda bashkëkohore që mundëson zhvillimin dhe aftësimin e kuadrove të reja.
“Ne jemi ndryshe për faktin se do të shohin pajisje, do të shohin laboratorë, do të shohin gjithçka që përkon me fjalën e fundit të teknologjisë të arritjeve në të gjitha fushat pra në këtë rast edhe në fushën e shkencave të shëndetësisë. Besoj se në këtë do të binden ata që gjithë që do të jenë këtu dhe gjatë viteve të studimit, kur më së miri flet edhe punësimi i atyre që përfundojnë studimet në pesë fakultetet paraprake dhe para se të themelohet fakulteti i shkencave shëndetësore, thuaja 70% është punësimi i tyre. Ashtu është edhe diploma e UEJL-së që ka vlerë”.Gjatë ditës së sotme, maturantët nga mbarë vendi, kishin mundësi që të njihen me programet studimore të UEJL-së, kampusin universitar, kushtet e studimeve si dhe përparësitë që ofron ky universitet.