9.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajmeUeb-faqja e rreme “fzom.net” e Fondit të Shëndetësisë së RMV-së vjedh të...

Ueb-faqja e rreme “fzom.net” e Fondit të Shëndetësisë së RMV-së vjedh të dhënat financiare të qytetarëve

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë (FSShM) paralajmëron qytetarët për një mashtrim të rëndë fishing që ndodh përmes një ue-faqe të rreme me adresën fzom.net. Kjo uebfaqe prezantohet si uebfaqja zyrtare e FSShM-së (fzo.org.mk) dhe ka për qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve.Mashtruesit përmes fzom.net përpiqen të mashtrojnë qytetarët që të fusin: të dhënat e tyre personale (emri, mbiemri, numri i sigurimeve shoqërore, adresa); të dhënat e sigurimit shëndetësor; detajet e llogarisë bankare dhe kartës së kreditit; emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.

FSShM paralajmëron kategorikisht qytetarët që të mos i fusin të dhënat e tyre personale në ueb-faqen fzom.net. Faqja zyrtare e Fondit është ekskluzivisht fzo.org.mk.

“Kontrolloni me kujdes adresën e internetit përpara se të vendosni ndonjë të dhënë personale. Mos klikoni në linqe nga e-mailet ose mesazhet e dyshimta. Mos i ndani me askënd emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet tuaja. Raportoni të gjitha aktivitetet e dyshimta në FSShM ose në stacionin policor më të afërt. Faqja zyrtare e FSShM-së nuk do t’ju kërkojë kurrë të vendosni të dhëna bankare”, thonë nga Fondi Shëndetësor.

FSShM tashmë po merr masa për të bllokuar këtë faqe interneti të rreme dhe për të mbrojtur qytetarët. Fondi po bashkëpunon me organet kompetente për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtij mashtrimi.

Kujtojmë se, sistemi i FSSh-së ishte i padisponueshëm nga 7 shkurti i vitit 2023, për dy javë të plota.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments