Është publikuar renditja e vendeve sipas IQ-së së popullsisë për vitin 2022.
Në renditjen e publikuar nga World Population Review, njerëzit më inteligjentë jetojnë në Japoni, me një IQ mesatare prej 106.48, të ndjekur nga Tajvanezët me një rezultat 106.47 dhe Singaporianët me 105.89.
Hong Kongu, Kina, Koreja e Jugut, Bjellorusia, Finlanda, Lihtenshtajni dhe Gjermania janë gjithashtu në dhjetëshen e parë për sa i përket IQ-së.
Vendi më i mirë i pozicionuar nga ish-Jugosllavia është Sllovenia, e cila është në vendin e 23-të. Kroacia është në vendin e 37-të me një IQ mesatare prej 95.75. Serbia është në vendin e 59-të me një IQ mesatare prej 89.6, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 66-të me 88.54 dhe Mali i Zi është në vendin e 82-të me një IQ mesatare prej 85.78 për qind.
Maqedonasit janë më pak inteligjentët, të paktën sipas listës, pasi janë në vendin e 109-të nga gjithsej 200 vende të konsideruara, me një IQ mesatare prej 81.91.
Përveç renditjes, është publikuar edhe një hartë e botës sipas IQ. Një nuancë më e errët e vjollcës tregon një shkallë më të ulët. Anasjelltas, vendet me një rezultat mesatar më të lartë të IQ-së duken të kuqe-portokalli.
Në fund të listës është Nepali me koeficientin 42.99.
linku
https://worldpopulationreview.com/country-rankings/smartest-countries