11.1 C
Tetovo
E enjte, 13 Mars, 2025
BallinaLajmeU prit e u përcoll me thirrjet “UÇK-UÇK” – vizita tri orëshe...

U prit e u përcoll me thirrjet “UÇK-UÇK” – vizita tri orëshe e Hashim Thaçit te babai në QKUK (video)

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili qe disa vite po gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë, erdhi sot në Kosovë për të vizituar babain e tij i cili ndodhet i shtrirë në QKUK.

Ish-presidenti Thaçi, i shoqëruar nga pjesëtarë të sigurimit të Gjykatës Speciale dhe Policia e Kosovës, u shfaq në oborrin e QKUK-së rreth orës 11:00.

Të pranishëm disa qytetarë e familjarë, brohoritjet e thirrjet “UÇK-UÇK” ishin ato me të cilat u prit Thaçi. Ai i përshëndeti nga larg me dorë.

Ndërkohë, me një siguri të lartë si në oborr e edhe në ambientet brenda QKUK-së, u panë trupa të shumtë të EULEX-it dhe ata Special të Policisë së Kosovës.

as më shumë se tri orë qëndrimi tek babai i tij i sëmurë, Thaçi u largua nga QKUK-ja.

“Thaçi-Thaçi” dhe “UÇK-UÇK”, vazhdonin thirrjet në drejtim të Thaçit, i cili po largohej drejt veturës që po e priste.

Deri pothuajse tek vetura, Thaçin e shoqëroi një nga mjekët e QKUK-së, i cili në fund edhe e përqafoi ish-presidentin, veprim ky që nervozoi një nga pjesëtarët e sigurimit të Gjykatës Speciale.as më shumë se tri orë qëndrimi tek babai i tij i sëmurë, Thaçi u largua nga QKUK-ja.

Për vizitën e Thaçit në Kosovë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë kishin thënë për Gazetën Online Reporteri.net se arsyeja e lejimit ishte bindëse humanitare.

“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, kishte thënë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle për Reporteri.net.

Vizita e Thaçit në Kosovë, e posaçërisht për vizitë te babai i tij, vjen pas shumë refuzimeve të kërkesave që atij i janë bërë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments