8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeU premtua luftë ndaj kredive të shpejta! Biznesi po lulëzon, VLEN-i kërkon...

U premtua luftë ndaj kredive të shpejta! Biznesi po lulëzon, VLEN-i kërkon kohë dhe durim

Zhdukja e kredive të shpejta si dhe anulimi i të gjitha borxheve që qytetarët i kanë në to ishte një nga premtimet parazgjedhore të koalicionit VLEN. Po pas zgjedhjeve, kjo çështje sikur u harrua, gjersa i gjithë fokusi është vendosur tek lufta kundër bixhozit. Një nga krerët e VLEN-it, Arben Taravari, kërkon durim, sepse edhe kredive të shpejta do t’u vijë radha.

Të njëjtën gjë e thotë edhe deputetja e VLEN-it Saranda Imeri, që vjen nga partia Lëvizja Demokratike.E deri sa pritet të ndërmerret ndonjë gjë, kreditë e shpejta vazhdojnë të lulëzojnë në Maqedoninë e Veriut.  I gjen në çdo cep të qyteteve, ndërsa shpesh kanë shkaktuar jo pak shqetësime, madje edhe me të dhëna të vjedhura. Ato i ka adresuar edhe Avokati i Popullit, duke treguar edhe raste nga më të ndryshmet se si për shembull kur në emër të një personi me paralizë celebrale, janë ngritur pesë kredi të shpejta. Neser Ziberi madje pati apeluar që të shtohen kontrollet nga Ministria e Financave. Kjo e fundit, në një raport të para një viti pari konstatuar shkelje të rënda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments