VMRO-DPMNE-së dhe e gjithë klikës nacionaliste u pengojnë shqiptarët e jo BDI-ja, tha nënkryetari i integristëve Bujar Osmani, duke folur për kërkesën e DPMNE-së që të shfuqizohet qeveria teknike vetëm e vetëm që të mos ketë kryeministër të propozuar nga BDI.
“-U pengon barazia e shqiptarëve…
-O ishallah nuk i hani fjalët…kur flisni kështu për VMRO-në, se zgjedhjet vijnë…
-Unë do të them gjithmonë, bile edhe në LSDM ka të tillë të cilëve u pengon barazia e shqiptarëve por nuk e thonë, sepse është jokorrekte të thonë shqiptarët po na e marrin monopolin, por thonë BDI-ja po bën korrupsion. Jo, jo! Shqiptarët po e thyejnë monopolin ekonomik. Mos tu pengon ajo se shqiptarët nuk do e vazhdojnë të lejojnë që ju të keni monopol ekonomik 100% të kompanive maqedonase, kurse shqiptarët të jenë në margjina. Kur shqiptarët marrin hise në ekonominë e shtetit, ata thonë ja BDI-ja po bën korrupsion”, tha Bujar Osmani nga BDI.
Për arsye financiare por që edhe që të mos lodhen votuesit, BDI vlerëson se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të jenë bashkë, por nënkryetari i integristëve Bujar Osmani shprehet se janë në situatë aq komode sa që po presin që partitë e tjera le të vendosin vetë për datën.
“-Kur të duan ata le t’i organizojnë zgjedhjet.
-Kush ata?
-VMRO-DPMNE, LSDM, partitë e vogla… se VMRO është opozitë, është e rëndësishme që Qeveria të tregojë solidaritet”, shtoi Osmani,
Në ClickPlus Osmani flet edhe për marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët, për atë se si e sheh opozitën shqiptare por edhe për ndërhyrjen e Vetëvendosjes në Maqedoni.
.