Sot më 03.12.2021 (e premte), pas namazit të iqindisë iu dha lamtumira e fundit viktimave që ndërruan jetë në aksidentin rrugor në Bullgari.T.S
Ceremonia e varrimit filloi te Objekti për Shërbime Fetare dhe Sociale, ku imami i xhamisë Tabhane Sead ef. Demiri fillimisht i informoi të pranishmit për ecurinë e ceremonisë së varrimit. Fjalë rasti mbajti Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, i cili i përshëndeti të pranishmit ku përcolli ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave dhe iu lut Allahut që merhumet t’i shpërblej me shpërblimet e Tij të pafundta. Pas fjalimit të Myftiut u lexuan suret e shkurtëra dhe u bë duaja e merhumeve nga ish Myftiu Alifekri ef. Esati. Më pas xhenazet u barten tek varrezat e reja të qytetit ku edhe u varrosën. Falja e xhenazeve u bë një nga një nga Myftiu, Imami Murat ef. Ismaili, Hoxha Resul ef. Ahmedi dhe Imami Sead ef. Demiri. Dy telkinët e parë i bëri hfz. Shafi ef. Ajdini, kurse dy të tjerët i bëri Muhametxhemil ef. Hoxha. Në fund duanë e bëri Dr. hfz. Selver ef. Xhemaili-Drejtor për Diasporë pranë BFI, kurse fjalën ngushëlluese në emër të Universitetit të Tetovës e lexoi Prof. Dr. Hamit Memeti.