-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeU hap tuneli i Llogarasë/ Këtë sezon pa pagesë, zbulohet sa do...

U hap tuneli i Llogarasë/ Këtë sezon pa pagesë, zbulohet sa do të jetë PAGESA për vitin e ardhshëm

Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut të Shqipërisë.

Është hapur zyrtarisht sot për qarkullim tuneli i Llogarasë. Tuneli është hapur paraditen e sotme përmes një ceremonie inaugurimi ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.

Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut të Shqipërisë.

Tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet tarifa 5 euro.Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments