3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme“U desh vullnet i mirë për të pastruar truallin e Namazgjasë”, Rama...

“U desh vullnet i mirë për të pastruar truallin e Namazgjasë”, Rama në ceremoninë e inaugurimit: Ishte kthyer në shesh pazari (video)

Kryeministri Edi Rama tha se trualli ku sot është e ndërtuar xhamia e Namazgjasë, më parë ishte një shesh pazari.

Ndërsa e quajti “çlirimi i Namazgjasë” pastrimin e truallit, kreu i qeverisë e konsideroi xhaminë frut të lutjeve dhe përpjekjeve.

Rama: Xhamia e madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ‘unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime’. Frut i lutjeve dhe përpjekjeve dhe besimit islam i dashamirësisë së vëllezërve më çon në 14 nëntor të vitit 2014 kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë.

Nuk e di se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e  Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e  nevojës së besimtarëve myslimanë, për ta pasur tempullin e tyre.

Presidenti turk, Erdogan zhvilloi një vizitë në Tiranë këtë të enjte, ndërsa shoqërohej nga kabineti dhe bashkëshortja e tij Emine.

Ai fillimisht u takua me presidentin Bajram Begaj, më pas me kryeministrin Edi Rama, ku patën një deklaratë të përbashkët.

Takimi u përmbyll me çeljen e xhamisë së Namazgjasë, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda dhe qindra besimtarë myslimanë.

https://www.youtube.com/watch?reload=9&time_continue=106&v=lNMCrknvMk8&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F&source_ve_path=MzY4NDIsMjM4NTE

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments