-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeU dënua me 18 vite burg për dhunën në Kuvend, Mitko Çavkovit...

U dënua me 18 vite burg për dhunën në Kuvend, Mitko Çavkovit i pezullohet dënimi deri më 21 nëntor

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vite për terrorizëm pas ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, mori pezullimin e dënimit dhe do të lëshohet në shtëpi deri më 21 nëntor.

Burgu i Shtipit thotë se gjashtë persona kanë marrë pushim në vuajtjen e dënimit për arsye mjekësore.
Dy prej tyre, Aleksandar Janevski – Toshta dhe Jane Çento, janë kthyer në burg më 14 gusht pas qëndrimit në liri.

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fund të korrikut ka nënshkruar vendime për 30 ditë pezullim të dënimit për disa nga personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit, për shkak të trajtimit mjekësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments