Në aksionin e përbashkët të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së dhe të Drejtorisë së Doganave, dje (12.02.2025) në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar 188,6 kilogramë marihuanë dhe në këtë mënyrë është penguar kanali ndërkombëtar për kontrabandë me drogë. Dy personave u është hequr liria dhe kundër tyre është parashtruar kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli për veprën e kryer penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.Lidhur me aksionin, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski në vendkalimin kufitar dhanë deklarata për mediat, me ç’rast theksuan se rasti është rezultat i bashkëpunimit të përforcuar dhe të aksioneve të bashkërenduara mirë të nëpunësve policorë dhe doganorë.
„Në aksionin e përbashkët që zgjati disa ditë tregohet se së bashku mundemi në interesin e qytetarëve. Kënetën kriminale që e kemi në shtet më tepër nuk do ta kemi më. Ky nuk është vend për ta. Së bashku të bashkërenduar me Drejtorinë e Doganave në mënyrë të bashkërenduar punojmë në disa fusha. E kemi patjetër të jemi të bashkërenduar. Bashkërisht tregojmë se mund të punojmë fuqishëm dhe suksesshëm për suksese të përbashkëta dhe parandalim të krimit. Nuk ka vend për krimin. Maqedonia duhet patjetër të jetë në nivelin e vendeve të përparuara. Sistemi dhe ligjet patjetër duhet të sundojnë. Goditëm krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.“, theksoi drejtori Janev.
„Drejtoria e Doganave i hyri në gjurmë dhe e pengoi kanalin ndërkombëtar për kontrabandë me drogë. Në aksionin e përbashkët me Byronë për Siguri Publike në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar 188 kilogramë dhe 636 gramë drogë narkotike marihuanë, e cila duhej të përfundonte në Turqi.
Rastin po e ndjekim një kohë më të gjatë, që në fund rezultoi me sukses me zbulimin e rrejtit kriminel, i cili duhej të operonte nëpër disa shtete”, theksoi Nikollovski.
Kryerësit e veprës penale, dy vozitësit, njëri nga Tetova, ndërsa tjetri nga rrethina e Kumanovës, më 8 shkurt hyjnë në Bllacë me kamion dhe më 9 shkurt me kamionin e njëjtë, njëri prej tyre merr kamionin dhe nga vendi ndërmjet Kumanovës dhe Kriva Pallankës shkonnë drejtim të Bogorodicës. Në vendkalimin kufitar është kryer kontrolli i hollësishëm i kamionit, me ç’rast ndërmjet letrës së recikluar, të kompresuar në katër dengje është gjetur droga. Vlera e vlerësuar e drogës, infromon Nikollovski, në tregun e zi është 707 mijë euro.