3.9 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeU arrestua me urdhër të Speciales, dëshmia e ish-anëtarit të UÇK në...

U arrestua me urdhër të Speciales, dëshmia e ish-anëtarit të UÇK në Gjykatën e Tiranës: S’kam kryer asnjë krim, i shërbeva Kosovës. Po i bëni qejfin Serbisë

Zbardhet dëshmia e Dritan Goxhajt, ish-anëtari i UÇK-së, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Nga Apeli i Tiranës ai tha se nuk kishte kryer asnjë krim.

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha ai para togave të zeza.

Ndërkohë, avokati Bashkim Nikolla tha se kërkesa për ekstradim është tërësisht politike. “Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat.”, tha ai.

Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, Gjykata e Apelit la në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn.

(BalkanWeb)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments