5.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Prill, 2026
BallinaLajmeTV21 siguron dosjen e UNESCO-s për Korridorin 8, Mickoski: Do ta dimë...

TV21 siguron dosjen e UNESCO-s për Korridorin 8, Mickoski: Do ta dimë në qershor përfundimisht çfarë do të ndodhë

Dokumentin me 8 vërejtjet e Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s për Maqedoninë e Veriut e ka siguruar ekskluzivisht TV21, në të cilin vetëm në një pikë përmendet autostrada për Korridorin 8.

Vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në seancën e 47-të:

“Shteti anëtarë i Maqedonisë së Veriut duhet t’i paraqesë Qendrës së Trashëgimisë Botërore, për shqyrtim nga Organet Këshillimore, një studim paraprak të fizibilitetit për një rrugë alternative për ‘Korridorin VIII’ hekurudhor, studime dhe vlerësime të hollësishme për opsionet për trasenë e autostradës së ‘Korridorit VIII’, si dhe vlerësime shoqëruese të ndikimit për projekte individuale, përpara se të merren vendime të pakthyeshme, dhe do të pezullojë të gjitha aktivitetet në kuadër të projektit derisa vlerësimet të jenë përfunduar dhe shqyrtuar.”Kryeministri Mickoski tha se nuk do të mbetet pa u lidhur segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, por nuk e theksoi se a do të jetë me autostradë, me magjistrale apo me rrugë të formatit aktual. Ai bëri një paralelizëm me segmentin andej kufirit të Shqipërisë duke pretenduar që edhe nga Qafë Thana e tutje Korridori 8 nuk do të jetë autostradë e as magjistrale nga shteti shqiptarë.

 “Ka problem që e ka theksuar UNESCO, do ta dimë në qershor përfundimisht çfarë do të ndodhë. Sot dhe dje Ministri Mucunski është në Paris për të diskutuar me udhëheqësit më të lartë të UNESCO-s, ata do të vijnë në Maqedoni dhe deri sa ajo trajektore e parashikuar akoma do të jetë problematike për UNESCO-n do ta gjejmë mënyrë tjetër. Absolutisht që qytetarët nuk mund të mbeten të pa lidhur, por gjithashtu mirë është ta parashtrojnë këtë pyetje edhe te politikanët shqiptarë jo në Maqedoni por në Shqipëri, sepse autostrada andej nuk do të vij deri në Qafë Thanë, nuk do të jetë as rrugë magjistrale, por do të ndalojë diku 20-25 kilometra para pikës kufitare të Qafë Thanës”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.Nga opozitarja e BDI-së, integristi Bajram Rexhepi tha se për sabotimin e autostradës në segmentin e fundit drejt Shqipërisë janë krekosur funksionarët serb në Beograd, duke cituar një medium bullgar.

 “Interesat janë të gërshetuara dhe Serbia ka interes vital që mos të ndërtohet Korridori 8, përkundrazi ato insistojnë me shumë interesim që të ndërtohet pjesa e Korridorit 10, hekurudha e shpjet që do ta lidhje Beogradin me Selanikun. Ju e keni parë se me një gazetë shumë prestigjioze bullgare ‘BGNES’ citojnë funksionarë të lartë serb që po lavdërohen se kanë sabotuar dhe Korridori 8 nuk do të ndërtohet. Kjo është shqetësuese dhe ky fakt duhet të na skandalizojë të gjithëve”, tha Bajram Rexhepi, BDI.

Përndryshe, një muaj më parë përfaqësues të Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Paris gjatë takimit me 4 ministrat tanë dhe dy kryetarë komunash iu dhanë 8 vërejtje për zonat e mbrojtura të Liqenit të Ohrit, prej të cilave vetëm njëra ishte për autostradën e Korridorit 8 dhe të tjerat për ndërtime pa leje të objekteve buzë liqenit, por autoritet tona nuk theksojnë vërejtje për autostradën tjetër Ohër-Kërçovë, segment i cili gjithashtu kalon nëpër një pjesë të zonës së mbrojtur nga UNESCO. Ndërkohë, nga pjesa e Shqipërisë punimet po vazhdojnë për lidhjen e Korridorit 8 me autostradë drejtë vendkalimit kufitar Qafë Thanë, megjithëse fqinjit tonë UNESCO i ka bërë njësoj rekomandime për punimet në zonën e mbrojtur të Liqenit Ohrit. Pritet që edhe godinat e kufirit të Qafë Thanës të zgjerohen nga të dyja anët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments