Televizioni “Klan Maqedoni” ka pronar të ri që periudhën në vijim do të formalizohet dhe zyrtarizohet.
Siç mëson INA, janë kompania e Devollëve nga Kosova që janë blerësit e këtij televizioni, ashtu që kompania e mirënjohur kosovare, pas Klan Kosova tanimë do të posedoj edhe Klan Maqedoni.
Përpos tyre përmenden si blerës edhe aksionarë tjerë, por ajo që dihet se menaxhimin e kësaj TV-je do ta ketë menaxheri i njohur i shoubizit, Faton Shoshi. TV Klan Maqedoni deri tani ka qenë pjesë e Klan Shqipëri në pronësi të biznesmenit Aleksandar Frangaj, por edhe me aksione të një kompanie vendore.(INA)