5.9 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTurqia, tjetër “dhuratë të madhe” Kosovës, themelimin e fabrikës së municionit në Kosovë

Turqia, tjetër “dhuratë të madhe” Kosovës, themelimin e fabrikës së municionit në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka nënshkroi marrëveshjen me kompaninë shtetërore turke të mbrojtjes “Mechanical and Chemical Industrial Corporation” (MKE) për themelimin e fabrikës së municionit në Kosovë.

Siç u njoftua nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, fabrika do të prodhojë municion të “kalibrave të ndryshëm sipas standardeve të NATO-s”.

“Përveç makinerive prodhuese, kontrata e nënshkruar parasheh edhe trajnime të stafit, mirëmbajtje për një periudhë të caktuar kohore dhe pajisje për testim dhe kalibrim të cilësisë së sistemit”, tha Kurti.

Zyra e kryeministrit të Kosovës shtoi se fabrika do të funksionojë si kompani publike dhe si brend 100 për qind vendor i Kosovës.

Më 27 nëntor, Kurti njoftoi se ka filluar procesi i hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorit për projektimin e dronëve, duke thënë se ky është një “hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë”.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci thotë se projekti është i koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe se Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka ndihmuar në një “studim fizibiliteti”.

Kosova bleu drone Bayraktar TB-2 nga Turqia këtë verë. Kurti më pas tha se me blerjen e tyre Kosova është “edhe më e sigurt” dhe shtoi se oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (KBS) tashmë janë të trajnuar për përdorimin e dronëve.

Është planifikuar që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 të jetë 207.8 milionë euro, ose 54 milionë euro më shumë se këtë vit.

FSK-ja aktualisht është në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, në vitin 2028, pritet të ketë më shumë se 7500 anëtarë aktivë dhe rezervë, ndërsa tani janë 4000.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments