11.7 C
Tetovo
E enjte, 24 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaTurqia sulmon caqe në Irak e Siri pas sulmit terrorist në Ankara

Turqia sulmon caqe në Irak e Siri pas sulmit terrorist në Ankara

Qeveria turke ka bërë të ditur se ushtria e saj ka sulmuar të mërkurën mbrëma caqe në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi e fajësoi atë për një sulm pranë Ankarasë që la të vdekur të paktën pesë persona.

Video të ndryshme nga sulmi të mërkurën në selinë e industrisë turke të Hapësirës Ajrore tregojnë të paktën dy persona që gjuajnë me armë rreth hyrjes së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km larg kryeqytetit, raporton BBC.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u plagosën 22 persona.

“Gjithsej 32 objektiva që i përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses në sulmin hakmarrës”, thuhet në një deklaratë të ministria turke e Mbrojtjes.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e quajti sulmin ndaj industrisë turke të aviacionit “të neveritshëm” në një postim në X.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya ka thënë se dy sulmues, një grua dhe një burrë, janë “neutralizuar”, duke shtuar se sulmi ka shumë të ngjarë të jetë kryer nga separatistë kurdë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është e ndaluar si një organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, dhe ka luftuar kundër shtetit turk që nga vitet 1980 për të drejta më të mëdha për pakicën e rëndësishme kurde të vendit.Nënkryetari turk, Cevdet Yilmaz ka thënë se katër nga viktimat e sulmit në Ankara ishin punonjës të industrisë, ndërsa i pesti ishte një shofer taksie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments