Industria e çelikut në Turqi, furnitori kryesor i Bashkimit Europian, pret 1 miliardë dollarë shtesë në eksporte tek vendet e BE, pasi blloku ndaloi importet e çelikut nga Rusia dhe shpërndau kuotat në vende të tjera.
Shifrat e industrisë tregojnë se ato kanë parë kërkesë të re në javët e fundit, veçanërisht nga shtetet përreth detit Baltik, që burimin kryesor kishin Rusinë. Megjithatë, burimet bënë gjithashtu të ditur se tregu lokal i çelikut i Turqisë mund të përballet me pabarazi dhe rritje të çmimeve, pas kësaj rritjeje të papritur të kërkesës.
BE cakton kuota specifike për vendet çdo tremujor për jo anëtarët e bllokut, për të mbrojtur industrinë e brendshme të çelikut.
BE miratoi sanksione të reja kundër Rusisë ditën e Martë, për luftën në Ukrainë, ku përfshiheshin ndalime të importeve të produkteve të çelikut.
Blloku vendosi gjithashtu një ndalesë të importit të çelikut nga Bjellorusia dhe për të shmangur një mungesë në ofertë, do të rishpërndajë kuotat e caktuara më parë tek Rusia dhe Bjellorusia.
“Kuotat e Turqisë për këtë vit ishin në rreth 6.2 milionë ton. Rishpërndarja e kuotave nënkupton afërsith një shtesë prej 1 milionë ton të çelikut turk” – tha Ugur Dalbeler, zv/kryetar i Colakoglu Metalurji, një eksportues kryesor turk i çelikut.
Ai shtoi se kjo është ekuivalente me 1 miliardë dollarë të ardhura shtesë nga eksportet për prodhuesit turk.
Sipas Shoqatës turke të eksportuesve të çelikut, BE ishte tregu kryesor i Turqisë në vitin 2021, me 7.4 milionë ton të eksporteve të çelikut. BE merr 31% të eksporteve turke të çelikut.
Eurofer, shoqata europiane e çeilkut, zbuloi në raportin e vitit 2021 se Turqia ishte burimi kryesor i importeve të produkteve të përfunduara të celikut në vitin 2020, me një pjesë tregu prej 19%.
SCAN