3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTurqia e pajisë ARM-në me dronë dhe mjete teknologjike për nevojat e...

Turqia e pajisë ARM-në me dronë dhe mjete teknologjike për nevojat e njësive speciale

Në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot është dorëzuar donacioni i dronëve, pajisjeve për komunikim, pajisje për shikim natën dhe pajisjeve Quartermaster nga Republika e Turqisë për nevojat e njësive speciale të ARM-së.

Në prezantimin e donacionit folën ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ambasadori i Republikës së Turqisë, i akredituar në vendin tonë, Fatih Usuloj dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

Ministri Vllado Misajllovski në fjalën e tij theksoi se donacioni i sotëm është shfaqje e aleancës dhe miqësisë në veprim dhe është rezultat i përkushtimit të ndërsjellë të dukshëm për më shumë se tre dekada.

“Dhurimi nga Republika e Turqisë dëshmon edhe një herë miqësinë e vërtetë dhe të qëndrueshme mes kombeve tona. Në emër të popullit maqedonas dhe të ushtrisë, falënderoj popullin dhe shtetin turk për këtë donacion, i cili do të mundësojë forcimin e kapaciteteve të Armatës sonë, dhe në këtë mënyrë forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Aleancës”, theksoi Misajllovski.

Ministri theksoi se Turqia është miku dhe partneri ynë i dëshmuar dhe se përkrahja e tyre ka kontribuar dukshëm në modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë maqedonase me pajisje të reja moderne, në përputhje me standardet e NATO-s.

“Mesazhi im për miqtë dhe aleatët tanë turq është se si ministër i Mbrojtjes do të vazhdoj të avokoj për bashkëpunim edhe më të ngushtë që ka një qëllim të përbashkët – një rajon më të sigurt dhe një Aleancë më të fortë”, tha Misajllovski.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ambasadori Usuloj vuri në dukje se marrëdhëniet midis dy vendeve e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet e thella historike, kulturore dhe ndërpersonale dhe se pajisjet ushtarake të dhuruara nuk janë thjesht një grant, por një shenjë simbolike e mbështetjes në drejtim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

“Me mbi 50 kontrata të nënshkruara, ne i kemi ndërtuar marrëdhëniet tona ushtarake mbi një themel të fortë. Ne ishim aleati juaj, itë cilin e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin tuaj në NATO”, theksoi ambasadori Usuloj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Lafçiski, duke theksuar rëndësinë e donacionit, shprehu mirënjohjen për Republikën e Turqisë për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë.

“Ndihma e vazhdueshme që marrim nga Republika e Turqisë në ndërtimin e aftësive tona mbrojtëse është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Sot, me këtë donacion për batalionin tonë të forcave speciale, i cili përfshin dronë, pajisje komunikimi, pajisje për shikim natën dhe pajisje çerekmaster, konfirmojmë suksesin e bashkëpunimit tonë dypalësh”, tha gjenerali Lafchiski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments