12.3 C
Tetovo
E diel, 23 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaTurqi, shfaqja më e madhe e mosbindjes civile në më shumë se...

Turqi, shfaqja më e madhe e mosbindjes civile në më shumë se 1 dekadë (video-pamje)

Për të tretën natë me radhë një pjesë e madhe e Stambollit u shndërrua në një arenë lufte, ku mijëra protestues dolën sërish në rrugë kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu në shfaqjen më të madhe të mosbindjes civile në Turqi në më shumë se një dekadë.

Të gjitha rrugët që të çojnë në ndërtesën e bashkisë së Stambollit u mbyllën me urdhër të guvernatorit, por mijëra njerëz u mblodhën pavarësisht ndalimit.

Për të shpërndarë turmën që donin të niseshin drejt sheshit qendror Taksim, i cili është rrethuar plotësisht dhe ruhet nga policia prej ditësh, forcat e sigurisë përdorën sprej me piper si dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmave.

Ndërkohë që protestuesit hodhën gurë e sende të tjera të forta.Përleshje ndodhen edhe në Izmir edhe Ankara ku policia shpërndau protestuesit me makinat ujëhedhëse.

Të paktën 16 oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit në të gjithë Turqinë dhe të paktën 53 persona janë  arrestuar.

Kreu i opozitës bëri thirrje qytetareve që të dalin në rrugë për të protestuar kundër ndalimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, pavarësisht paralajmërimit të Presidentit Erdogan kundër demonstratave.

Protestat po organizohen nga studentët, të cilët përpos të tjerash, po kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Tensionet mund të rriten në fundjavë kur gjykata pritet të vendosë për arrestimin zyrtar të kryebashkiakut.

Kryebashkiaku 54-vjeçar i Stambollit Ekrem Imamoglu përballet me akuza, duke përfshirë korrupsionin dhe ndihmën ndaj një grupi terrorist. Imamoglu i ka mohuar akuzat duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments