9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTurqi, pezullohen të gjitha namazet me xhematë

Turqi, pezullohen të gjitha namazet me xhematë

“Në këtë proces, është e mjaftueshme të falim namazin e drekës në vend të namazit të Xhumasë”, tha Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë

Ankara

Autoriteti i lartë fetar i Turqisë ka pezulluar faljen e të gjitha namazeve me xhematë në xhamitë e vendit, përfshirë namazin e Xhumasë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare, tha se xhamitë do të mbeten të hapura për ata që duan të falen dhe të luten në mënyrë individuale.

“Në këtë proces është e mjaftueshme të falim namazin e drekës në vend të namazit të Xhumasë”, tha ai.

Erbaş theksoi se të gjithë shtetasit turq që kanë qenë në Umre në Arabinë Saudite, në një udhëtim të organizuar nga qeveria, janë rikthyer në Turqi.

Ai shtoi se 390 qytetarë turq që kanë udhëtuar në Arabinë Saudite nëpërmjet udhëtimeve private, do të kthehen sot dhe do të vendosen në karantinë.

Koronavirusi i ri i cili dhjetorin e kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandemi botërore.

Sipas Worldometer, faqes së internetit që publikon të dhënat për rastet e reja, nga afërsisht 174.600 raste të konfirmuara, numri i të vdekurve është rreth 6.700 ndërsa më shumë se 77.500 prej tyre janë shëruar.

Numri aktual i rasteve aktive është rreth 90 mijë me 93 për qind në gjendje të lehtë dhe 7 për qind në gjendje kritike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments