16.4 C
Tetovo
E diel, 24 Gusht, 2025
BallinaLajmeTurizmi rritet me 4%, për 7 muaj Shqipërinë e kanë vizituar 6,6...

Turizmi rritet me 4%, për 7 muaj Shqipërinë e kanë vizituar 6,6 milionë turistë

Në periudhën janar–korrik të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar 6.6 milionë turistë, ose 4 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT) ka publikuar një raport ku konfirmohet se vendin e kanë vizituar mbi 225 mijë turistë më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Këto të dhëna tregojnë se turizmi mbetet një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit në vend.

“Turistët vijnë kryesisht nga rajoni evropian, duke përbërë rreth 95 për qind të vizitorëve të huaj. Më të shumtë janë turistët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Franca. Kjo tregon se Shqipëria vazhdon të jetë kryesisht një destinacion rajonal dhe mesdhetar, por nuk mungojnë edhe turistët nga tregjet e largëta si Amerika, Azia apo Afrika, të cilët, ndonëse përbëjnë një pjesë më të vogël, po rriten nga viti në vit”, thekson INSTAT.

Për këtë vit, Shqipëria pritet të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj.

Vendi vazhdon të promovohet nga mediat ndërkombëtare si një ndër destinacionet më tërheqëse për pushime, jo vetëm për vijën bregdetare, por edhe për bukuritë e tjera natyrore, gjë që po sjell një zgjerim gradual të turizmit edhe përtej sezonit veror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments