8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTupançeski: Vetingu mund të bëhet edhe me zgjidhjet ekzistuese ligjore

Tupançeski: Vetingu mund të bëhet edhe me zgjidhjet ekzistuese ligjore

Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit Surija Rashidit nga Aleanca për Shqiptarët, tha se përvojat krahasuese kanë treguar se vetingu nuk është dëshmuar se është mjeti më i mirë për pastrimin apo filtrimin e gjyqësorit.

Ai përmendi eksperiencën në Shqipëri, ku vetingu përjetoi, siç tha, një fiasko sepse mënyra se si u zhvillua nuk dha rezultatet e pritura ose nuk u arrit qëllimi që ishte vendosur.

Tupançeski theksoi se ka pasur një debat të gjatë nëse duhet të ketë një zgjidhje të re ligjore për filtrimin, vetingun dhe shtoi se ka zgjatur shumë.

Zgjidhja mbeti që si brenda institucioneve ashtu edhe brenda akteve ligjore dhe nënligjore ekzistuese të bëhet përzgjedhja e gjyqtarëve të mirë dhe të këqij, ose më pak të mirë. Në atë drejtim është miratuar metodologjia, e cila nënkupton simbiozë të kritereve më të sakta lidhur me përzgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, tha Tupançeski.

Ai shtoi se muajt e fundit apo vitin e kaluar Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Këshilli Gjyqësor janë institucionet që kanë treguar rezultate të dukshme për atë që quhet veting në kuptimin figurativ. Ai theksoi se ka pasur disa shkarkime të gjyqtarëve, ndërsa mënyra se si do të zgjidhen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj tashmë bazohet në metodologjinë e sapokrijuar, e cila, siç tha ai, presim të marrim rezultate sa i përket mënyrës, cilësisë dhe standardet që janë të nevojshme për zgjedhjen e gjyqtarit më cilësor për një pozicion gjyqësor

Ministri i Drejtësisë shprehu shpresën se së shpejti do të kemi rezultate apo zhvendosje në kuptimin pozitiv sepse nuk mund të anulohet brenda natës, për të reformuar mangësitë që kanë karakter sistemik.

“Vetingu nuk duhet të bëhet me ligjin e vetingut. Përkundrazi, besoj se vetingu mund të bëhet me zgjidhjet ligjore dhe nënligjore ekzistuese. Gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë punë është të kemi vullnet serioz për të arritur rezultate”, tha në fund Tupançeski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments