Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur tubimin qendror sot në fshatin Jabollçishtë të Velesit.
Aktiviteti zgjedhor ka filluar me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa pritja ka qenë madhështore. Në tubim fjalim ka mbajtur kandidati i BDI-së për Njësinë zgjedhore 3, Bekim Neziri, pastaj Arbër Ademi, kandidat në NjZ 2…
Aktivitetin e kanë pasuruar me fjalimet e tyre edhe Elgefar Jusufi, Abdulselam Selami, Nefruz Çeliku, si dhe kandidati me nr 2 nga Jabollçishta, Sedat Ademi, njofton MEDIAL.mk.
Ata kanë kërkuar mbështetje nga banorët për platformën e BDI-së që si moto ka kryeministrin shqiptar si dhe përkrahjen për kandidatin shqiptar për deputet, Bekim Neziri.
Para kësaj, Neziri, ka realizuar takim me banorët e Buzallakovës, ndërsa ka vizituar edhe shkollën e Kllukovecit.
“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane.