Sulmi ndaj gazetarit të TetovaSot të martën në mbrëmje kur po nënshkruhej deklarata e përbashkët e koalicionit opozitarë për zgjedhjet Parlamentare që do mbahen pas disa muajsh në Maqedoninë e Veriut, është një sulm i rëndë dhe kërcënim ndaj fjalës së lirë që është shumë i dënueshëm.
Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit të TetovaSot Nevrij Ademi është një rast shumë serioz që kërkon ndërhyrje urgjente jo vetëm nga organet kompetente ndaj personit por njëkohësisht edhe distancim nga partia “BESA” si militant i këtij subjekti si dhe të sqarojë vetë kreu i këtij subjekti Bilall Kasami këtë rast të paprecedentë ndaj lirisë së fjalës.
Bilall Kasami duhet të sqarojë urgjentisht dhe publikisht për këto sulme që bëhen dita ditës në adresë të gazetarëve dhe posaçerisht të TS që do vazhdojë të trajtojë të gjitha zhvillimet, por edhe keqpërdorimet e shumta që ndodhin me qëllim të informimit të drejtë në dobi të shoqërisë.
Redaksia e portalit TetovaSot kërkon nga kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, që të distancohet dhe të dënojë këtë akt të turpshëm, në të kundërtën kreu i Lëvizjes BESA mbështet këto persona që mundohen në bazë të kërcënimeve të ndalojnë fjalën e lirë.
Tetovasot ia përkujton Bilall Kasamit dhe kërcënuesve të fjalës së lirë se çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë.
Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i gëzimit të shumë të drejtave të tjera. E drejta e mbrojtur shprehet shumë gjerësisht, duke shkuar shumë përtej lirisë së shtypit.
Ndryshe pamjet e videos ku kërcënohet hapur gazetari Nevrij Ademi me jetë, janë dërguar në Sektorin e Punëve të Brendëshme – Tetovë, Prokurorisë Themelore në Tetovë, Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) si dhe në disa ambasada të vendit.