Policia e Tetovës sapo ka konfirmuar se janë dorëzuar në polici dy kërcënuesit e gazetarit të TS-së, Nevrij Ademi.
Policia e Tetovës mbrëmë pas denoncimit të gazetarit Nevrij Ademit se është kërcënuar me jetë, sot në kohë rekord ka marrë masat të menjëhershme duke u vënë në kërkim të dy kërcënuesve, duke kryer kontrolle në disa lokacioni madje edhe në shtëpinë e të dy të dyshuarve, por kanë qenë të pakapshëm për policinë.
Duke parë vendosmërinë e policisë së Tetovës për t’i arrestuar dy personat në fjalë, ata janë dorëzuar para pak çastesh në stacionin policor ku po kryhet edhe intervista me ta.
Vlen të theksohet se kërcënimi ka ardhur live në tubimin e LEN-it, Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN), Bilall KAsamit, Afrim Gashit dhe të Izet Mexhitit.
Ju sjellim edhe raportin e policisë që mbrëmë është denoncuar rasti:
Sipas policisë ,njëzet e pesë vjeçari N.A. nga Kalishti i Gostivarit, mbrëmjen e djeshme (28-nëntor) në ora 22:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:30 në një sallë sportive në Tetovë, derisa ishte duke kryer punë gazetareske së bashku me një person tjetër, M.A. nga Llërca e Tetovës e ka sulmuar fizikisht kurse dy persona të cilët ndodheshin në sallë e kanë kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. TS