10.1 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaTrupat ruse në periferi të Kievit, luftimet vazhdojnë në lindje të vendit

Trupat ruse në periferi të Kievit, luftimet vazhdojnë në lindje të vendit

Shpërthimet bëjnë jehonë në Kiev në orën 4 të mëngjesit me orën lokale. Presidenti ukrainas konfirmoi raportet për sulmet me raketa ruse në Kiev. Rreth 100,000 njerëz u larguan para pushtimit të ardhshëm

Trupat ruse hynë sot në qytetin ukrainas të Sumy, pranë kufirit me Rusinë, i cili ndodhet në autostradën që të çon në Kiev nga lindja.

Kreu i administratës lokale, Dmitro Zivitsky, tha,, se forcat ukrainase luftuan me trupat ruse në qytet mbrëmë, por një kolonë e madhe ushtarake ruse u nis drejt perëndimit nëpërmjet Sumy-t drejt kryeqytetit Kiev. Ai shtoi se forcat ruse rrethuan një qytet tjetër në verilindje, Konotop.

Ushtria ukrainase po raporton për luftime në veriperëndim të kryeqytetit, ndërsa forcat ruse me sa duket po përpiqen të avancojnë drejt Kievit nga veriu.

“Sot do të jetë dita më e vështirë. Plani i armikut është të depërtojë në Kiev me një autokolonë tankesh përmes Ivankovës dhe Chernigovit”, këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Anton Gerashchenko.

Shpërthime të forta u dëgjuan në Kiev herët këtë mëngjes dhe ka regjistrime se tanket ndodhen tashmë në periferi të Kievit, ndërkohë që liderët perëndimorë kanë caktuar një takim urgjent dhe presidenti ukrainas po lutet për ndihmë ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments