7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTrumpi i jep OBSH-së ultimatum për menaxhim të COVID-19, e kërcënon me...

Trumpi i jep OBSH-së ultimatum për menaxhim të COVID-19, e kërcënon me tërheqje të plotë të fondeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka dërguar një letër shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmes së cilës e kërcënon me tërheqjen e përhershme të fondeve amerikane për COVID-19.

Letra përmend një afat 30-ditor, që ky organ të përkushtohet ndaj “përmirësimeve substanciale” ose të rrezikojë humbjen e miliona dollarëve nga anëtarësia e SHBA-së, raporton BBC-ja.

E drejtuar në emër të shefit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, letra kritikon fazat e reagimit të këtij organi që nga dhjetori, transmeton “Zeri.info”.

Të hënën, Trumpi e quajti organizatën e OKB-së “kukull të Kinës”.

Presidenti, që këtë vit do të përballet me rizgjedhjen dhe edhe vetë është kritikuar për menaxhimin e pandemisë, ka kritikuar Kinën se po e fsheh përhapjen dhe e ka akuzuar OBSH-në se nuk po e bën përgjegjës Pekinin për këtë sëmundje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments