Donald Trump është vetëm në javën e parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por tashmë lëvizjet e ligjvënësve republikanë dhe mbështetësve fanatikë kanë filluar që ai të kërkojë një mandat të tretë në katër vjet.
Në SHBA, amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë qartë se presidenti nuk ka të drejtë për më shumë se dy mandate në zyrën ovale, por kongresmeni Andy Ogles nga Tenesi dëshiron të rishikojë dhe ndryshojë tekstin e Kushtetutës.
Në fakt, deputeti republikan nuk i është përmbajtur propozimit gojor, por ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për diskutim.
Në arsyetimin e propozimit të tij kongresmeni shprehet se: “Trump ka dëshmuar se është i vetmi politikan në historinë moderne që ka aftësinë të kthejë mbrapsht shkatërrimin dhe rënien e Kombit tonë dhe është gjithashtu i vetmi që mund të rikthejë madhështinë amerikane.
Për këtë arsye ai duhet të ketë kohë për ta bërë këtë. Është e rëndësishme që t’i japim Presidentit Trump çdo mundësi, dhe jo vetëm kohë, për të kthyer pasojat katastrofike të administratës Biden”. /abcnews