Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se duhet shpenzuar më pak kohë “duke u shqetësuar për Putinin”, raportoi BBC-ja.
Kështu është shprehur ai në platformën “Truth Social”, pas samitit evropian të kësaj fundjave ku ai nuk ishte i pranishëm.
“Më shumë kohë duhet të shpenzohet duke u shqetësuar për bandat e përdhunimit të emigrantëve, bosët e drogës, vrasësit që hyjnë në vendin tonë”, ka shkruar Trumpi.
Ai shtoi se kjo do të siguronte që SHBA-ja të mos përfundojë si Evropa.
Bisedimet për Ukrainën në Londër të dielën u zhvilluan kryesisht nga liderët evropianë dhe u organizuan përpara se të ndodhte konfrontimi midis Zelenskyt dhe Trumpit të premten.