1.2 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiTrump urdhëron ndalimin e prodhimit të monedhave 1 centë-she

Trump urdhëron ndalimin e prodhimit të monedhave 1 centë-she

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka urdhëruar Departamentin e Thesarit të ndalojë prodhimin e monedhave të reja 1 centë-she, duke evidentuar rritjen e kostove të prodhimit si arsye kryesore.

“Për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar monedha 1 cent që na kushtojnë fjalë për fjalë mbi 2 centë. Kjo është e kotë”, shkroi Trump në një postim në platformën “Truth Social”.

“Kam udhëzuar Sekretarin e Thesarit të SHBA-së që të ndalojë prodhimin e tyre”, nënvizoi presidenti.Kjo lëvizje e Trumpit është pjesë e një sërë veprimesh të administratës së tij të re për të zbatuar ndryshime rrënjësore përmes urdhrave ekzekutivë në fusha të ndryshme, nga politikat e imigracionit dhe gjinisë dhe diversitetit deri te riemërtimi i Gjirit të Meksikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments