15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
BallinaLajmeBotaTrump tha se Ukraina mund ta fitojë luftën ndaj Rusisë, reagon Zelensky

Trump tha se Ukraina mund ta fitojë luftën ndaj Rusisë, reagon Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur për mediat pas takimit me homologun amerikan, Donald Trump në New York.Trump gjatë ditës deklaroi se Ukraina mund ta fitojë luftën dhe ta rikthej tërë territorin e pushtuar nga Rusia, e cila po vuan pasojat ekonomike.“Mendoj se ky është një moment shumë i rëndësishëm, por shpresoj që presidenti Trump do të merret me këtë çështje”, tha ai.“Edhe udhëheqësit evropianë, mendoj se do të kenë gjithashtu dialog me vendet e BE-së për këtë”, shtoi lideri ukrainas, raporton skynews.

Zeleneksy u pyet nëse tani Trump po e kupton më mirë luftën, duke pasur parasysh ndryshimin e dukshëm të tonit të tij sot.

“Trump është ndryshues i lojës”, tha ai para gazetarëve dhe shtoi se “mendoj se ai tani është më afër kësaj situate, nuk ka shumë lojtarë në botë që mund të jenë ndryshues loje, por ai është më i afërti me këtë”.

“Folëm për mënyrat se si të sjellim më në fund paqen dhe diskutuam disa ide të mira. Shpresoj që do të funksionojnë. Presim që Amerika të ushtrojë presion ndaj Rusisë për ta shtyrë drejt paqes. Moska e ka frikë Amerikën dhe gjithmonë i kushton vëmendje. Mbretëria e Bashkuar është këtu, një anëtare e rëndësishme e Këshillit të Sigurimit, Franca gjithashtu është këtu, edhe ajo një anëtare e rëndësishme”, përfundoi presidenti ukrainas.

Ndryshe, Trump ka deklaruar se vendet e NATO-s mund t’i rrëzojnë aeroplanët rusë nëse ata shkelin hapësirën e tyre ajrore. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments