8.2 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBotaTrump tha se SHBA-të do fillojnë testet bërthamore, reagon Putin: Çështje serioze,...

Trump tha se SHBA-të do fillojnë testet bërthamore, reagon Putin: Çështje serioze, kam urdhëruar Ministrinë e Jashtme dhe të Mbrojtjes që…

Presidenti rus, Vladimir Putin diskutoi deklaratat e homologu të tij amerikan, Donald Trump në lidhje me testet bërthamore në Këshillin e Sigurisë Ruse, duke e përshkruar çështjen si jashtëzakonisht serioze, ndërsa urdhëroi fillimin e përgatitjeve për testet e armëve bërthamore.Ai theksoi, megjithatë, se Rusia nuk ka plane të tërhiqet nga Traktati për Ndalimin e Testeve Bërthamore, por paralajmëroi për nevojën për të reaguar nëse traktati shkelet.

Presidenti rus e bëri të qartë se vendi i tij mbetet besnik ndaj Traktatit dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet prej tij.Megjithatë, ai theksoi se nëse vendet që kanë nënshkruar traktatin vendosin të kryejnë teste bërthamore, Rusia do të detyrohet të marrë masat e duhura.

Putin gjithashtu udhëzoi Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, agjencitë e inteligjencës dhe shërbimet politike të fillojnë përgatitjet për testet e armëve bërthamore.

“Unë udhëzoj Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse, shërbimet speciale dhe shërbimet politike përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbledhur informacione shtesë mbi këtë çështje, ta analizojnë atë në nivelin e Këshillit të Sigurisë dhe të paraqesin propozime të koordinuara mbi fillimin e mundshëm të punës për përgatitjen për testet e armëve bërthamore”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments