Imazhi i Donald Trump duke çaluar ka shkaktuar shqetësim të madh dhe shumë spekulime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues pyesin nëse presidenti amerikan po përballet me ndonjë problem shëndetësor.
Videoja e Trump duke luajtur golf, e cila u bë virale, nxiti një stuhi komentesh nga përdoruesit në platformën X duke vënë në dukje këmbën e tij e djathtë që dukej “e ngurtë si një shkop”, “e paqëndrueshme” dhe “e kthyer nga brenda”.
Madje disa përdorues të rrjeteve sociale spekuluan, duke thënë se presidenti amerikan mund të vuante nga ndonjë problem neuromuskular.Ekipi i Trump reagoi ndaj thashethemeve, duke i quajtur ato “plotësisht të rreme” dhe duke akuzuar kundërshtarët se ishin të motivuar politikisht.
“Liberalët e shtrembëruar dhe të falimentuar moralisht – duke përfshirë një media të korruptuar – tani kanë përdorur gënjeshtra të plota dhe foto të fabrikuara, sepse nuk kanë turp”, – tha zëdhënësi i Trump, Steven Tsweng.
“Në vend që të bëjnë diçka kuptimplote, ata kalojnë çdo moment të jetës së tyre patetike duke vuajtur nga Sindroma e Mashtrimit Trump (TDS), e cila u ka kalbur mendjet”, shtoi Tsweng.