0.8 C
Tetovo
E enjte, 20 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaTrump: SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës!

Trump: SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky kanë thënë se kanë pasur një telefonatë konstruktive të mërkurën për lëvizjen drejt një armëpushimi midis Kievit dhe Moskës, me Shtëpinë e Bardhë që thotë se që SHBA mund të marrë kontrollin e centraleve energjetike ukrainas për të garantuar sigurinë e tyre.

Trump i tha Zelensky-t se SHBA-ja mund të jetë “shumë e dobishme në drejtimin e këtyre centraleve me ekspertizën e saj të energjisë elektrike dhe shërbimeve”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz që e përshkroi telefonatën si “fantastike”.

Trump shtoi se “pronësia amerikane e këtyre impianteve mund të jetë mbrojtja më e mirë për atë infrastrukturë”.

Telefonata mes Trump dhe Zelensky erdhi një ditë pasi Trump zhvilloi bisedime të ngjashme me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se telefonata e tij me Zelenskyn ishte që të “dëgjoë Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre”, ndërsa ai kërkon të ndalojë luftimet.

“Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Trump, duke thënë se Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz do të japin detaje të mëtejshme të bisedës.

Telefonata është hera e parë që liderët kanë folur që nga një përplasje në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, në të cilën Trump dhe zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, qortuan Zelenskyn se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen ushtarake të SHBA-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments