9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaTrump publikon videon krijuar nga Intelegjenca Artificiale, ku shpalos vizionin për Gazën

Trump publikon videon krijuar nga Intelegjenca Artificiale, ku shpalos vizionin për Gazën

Vizionin për Gazën e pasluftës, Presidenti amerikan Donald Trump e ka shpalosur në këtë video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale të cilën e ka shpërndarë në llogarinë e tij në mediat sociale.

Pamjet tregojnë Gazën e shkatërruar nga lufta duke u shndërruar në një vend me hotele, dyqane, kafene dhe plazhe të bukura.

Në këtë video shfaqen themeluesi i Space X, Elon Musk si edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.Në videon e cila prej disa mediave është cilësuar e çuditshme, shfaqen Trump dhe Netanyahu pranë pishinës duke pirë kokteje, ndërsa pas tyre ka rrokaqiej të stilit të Dubait.

Trump premtoi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë më 4 Shkurt, se do ta shndërronte territorin e shkatërruar nga lufta në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

Ky propozim i tij shkaktoi reagime të shumta dhe u kundërshtua nga disa prej vendeve kryesore perëndimore dhe ato arabe si Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite që mbështesin kauzën palestineze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments