-2.5 C
Tetovo
E martë, 20 Janar, 2026
BallinaLajmeTrump publikon mesazhet që ia dërgoi Macron dhe shefi i NATO-s

Trump publikon mesazhet që ia dërgoi Macron dhe shefi i NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi në rrjetin e tij social Truth Social mesazhe private, për të cilat pretendon se ia kanë dërguar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Në mesazhin që i atribuohet Rutte-së, thuhet se shefi i NATO-s i uron Trumpit për arritjet e tij në Siri dhe se do t’i përdorë paraqitjet e tij në media në Davos për të theksuar angazhimin e Trumpit në Siri, Gaza dhe Ukrainë. Rutte gjithashtu shkruan se është i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Grenlandës dhe mezi pret ta takojë Trumpin.

Trumpi publikoi gjithashtu një mesazh që pretendon se ia ka dërguar Macroni.

Presidenti francez shkruan në të se ata janë plotësisht të sinkronizuar për Sirinë, se së bashku mund të arrijnë “gjëra të mëdha për Iranin”, por se nuk kupton çfarë po bën Trump për çështjen e Grenlandës.Macron propozon organizimin e një takimi në formatin e G7 në Paris pas Davosit dhe sugjeron që në pjesën joformale të përfshihen përfaqësues nga Danimarka, Ukraina, Siria dhe Rusia

Një burim pranë Macronit i tha CNN-it se mesazhi i publikuar nga Trumpi, në të cilin presidenti francez e sfidon qëndrimin e tij për Grenlandën, është autentik.

Burimi shtoi gjithashtu për CNN-in se mesazhi privat përputhet me komentet publike të Macronit.

Në ditët e fundit, Macron e ka quajtur të papranueshme kërcënimin e Trumpit me tarifa për Grenlandën. Ai gjithashtu e ka refuzuar ftesën e Trumpit për t’u bashkuar me Bordit për Paqen që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës. Kur u pyet vonë të hënën për refuzimin e ftesës nga Macroni, Trumpi tha: “Askush nuk e do atë” dhe ngriti mundësinë e vendosjes së tarifave 200 për qind për verën dhe shampanjën franceze.

Një burim pranë presidentit francez i tha CNN-it të martën:
“Kërcënimet me tarifa për të ndikuar në politikën tonë të jashtme janë të papranueshme dhe joefikase.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments