4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaKurioziteteTrump publikon librin e ri: 150 letra nga të famshëm, përfshirë Kim...

Trump publikon librin e ri: 150 letra nga të famshëm, përfshirë Kim Jong-Un, Putin, Reagan dhe Clinton

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të bëjë publike 150 letra që personazhet e famshëm i dërguan atij, duke përfshirë një nga Oprah Winfrey në një libër të ri që do të botohet muajin e ardhshëm.

Trump do të përfshijë letrat që ka marrë nga presidentë, anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë princeshën e ndjerë Diana, liderë botërorë, të famshëm dhe drejtues biznesi në librin e tij të ri, të quajtur “Letra për Trump”.

Libri nga Winning Team Publishing do të përfshijë letra nga ish-presidentët Richard Nixon, Ronald Reagan, Bill Clinton si dhe liderë botërorë duke përfshirë liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un, presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro.

Libri, i cili do të publikohet më 25 prill, do të përfshijë gjithashtu letra nga Hillary Clinton, Michael Jackson, ish-senatori Ted Kennedy dhe lojtari i golfit amerikan Arnold Palmer.

Një nga letrat, e cila është botuar nga Axios, është shkruar një letër nga Winfrey pasi Trump i dërgoi asaj një fragment libri i tij “Amerika që meritojmë”, i cili u botua në vitin 2000 para se ai të bëhej President.

Në libër, ish-presidenti kishte shkruar se ‘zgjedhja e tij e parë për zëvendëspresidente do të ishte Oprah Winfrey’.

Në letrën e shkruar me dorë, Winfrey shkruan: Donald, mora fragmentin e librit. Më duhet t’ju them se fjalët tuaja më përlotën pak.

Është një gjë të provosh të jetosh një jetë me integritet , një tjetër gjë që njerëzit si ju ta vënë re. Faleminderit, Oprah.’

Trump shkroi në librin e tij, i cili do të kushtojë 99 dollarë për një botim të nënshkruar, se ai ende mendon se Winfrey është ‘mahnituese’. Por ai shtoi se Ëinfrey nuk ndihet njësoj.

“Mjerisht, sapo u shpalla President, ajo nuk foli më me mua”, shkruan Trump

Libri do të përfshijë gjithashtu letra nga Kim Jong-Un, me të cilin Trump thotë se mban ende kontakte. Trump deklaroinë vitin 2018 se ai dhe Kim “kanë renë në dashuri” pasi shkëmbyen letra, por tre takime me liderin e Koresë së Veriut nuk arritën ta bindnin atë të hiqte dorë nga bombat dhe raketat e tij bërthamore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments