Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është lodhur nga shkelje të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s nga pala ruse. Tani ai premton t’i mbrojë ato kundër avionëve luftarakë rusë, nëse shkeljet përshkallëzohen.
“Do ta bëj këtë. Nuk na pëlqen,” tha ai në një konferencë për shtyp të dielën, raporton AFP.
Gjatë kësaj jave, avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, si dhe një zonë sigurie polake në Detin Baltik.
Rusia ka mohuar se ka fluturuar në hapësirën ajrore të ndonjë vendi tjetër.
REPORTER: Will you help depend Poland and the Baltic states from Russia if Russia keeps escalating?
TRUMP: Yeah, I would pic.twitter.com/1cbogB3kP5
— Aaron Rupar (@atrupar) September 21, 2025